Në prag të fillimit të vitit shkollor, shkollat e qytetit të Pejës po përgatiten për të mirëpritur rreth 1313 nxënës në klasën e parë.
Zonat rurale mbeten sfidë për Drejtorinë e Arsimit në Pejë pasi ikjet nga këto vende kanë ndikuar në rënien edhe të numrit të nxënësve.
Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega tha për Telegrafin se numri prej 1313 nxënësish të regjistruar për klasën e parë është solid.
Megjithatë është shprehur Gega, sfida më e madhe mbetet në zonat rurale, ku ka një rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve, duke e bërë më të vështirë përzgjedhjen e mësuesve dhe organizimin e klasave.
“Deri më tani kemi përafërsisht 1313 nxënës për klasë të parë, është numër solid. Kërkesa për regjistrim në klasë të parë tash është bërë më problematike, përzgjedhja e mësuesit, ato mendësitë tona… Disa shkolla e tejkalojnë, disa shkolla kanë probleme akoma dhe pritet ta tejkalojmë edhe këtë situatë. Nuk kemi telashe, nxënës kemi mjaftueshëm, por numri i nxënësve është duke rënë sidomos në zonat rurale”, ka thënë drejtori Gega për Telegrafin.
Përveç sfidave me regjistrimet, dy shkolla në Pejë po përballen edhe me vonesa në përfundimin e projekteve infrastrukturore.
Ai ka shtuar se derisa këto punime të përfundojnë, nxënësit e shkollës “Vaso Pashë Shkodrani” do të vazhdojnë mësimin në objektin e vjetër, ndërsa atyre të Vitomericës i është siguruar transporti nga komuna për në shkollat përkatëse në Novosellë respektivisht Osdrim në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet jashtë procesit mësimor.
“Vonesa nuk do të ketë në asnjë shkollë mirëpo presim p.sh shkolla ‘Vaso Pashë Shkodrani’, të kryhen procedurat dhe të kalohet në objektin e ri edhe shkolla e Vitomericës edhe aty ende nuk kanë përfunduar punimet, nxënësit për fillim vit do të shkojnë prapë njëjtë komuniteti boshnjak në fshatin Osdrim dhe komuniteti shqiptar në Novosellë. Komuna ka siguruar transportin e tyre… ”, është shprehur ai.
Duke folur për plan-programin mësimor, Gega shpjegoi se pavarësisht sfidave, ai do të mbetet i njëjtë.
Gega shtoi se përzgjedhja e njësive mësimore dhe materialeve të punës është bërë, duke u mundësuar mësimdhënësve të zgjedhin librat dhe materialet mësimore që i përshtaten më mirë nevojave dhe interesave të nxënësve.
“Plan programi është i njëjtë mirëpo e kanë lirinë e përzgjedhjes në kufi të normales për çka parasheh plan programi mësimor, mirëpo përzgjedhjen e njësive brenda tanësisë mbetet diçka e mësimdhënësit, nxënësit më mësimdhënës kanë përzgjedhur edhe me cilat libra dëshirojnë të punojnë ata dhe në bazë të tyre ata do të furnizohen”, ka përfunduar Gega.
Në përfundim, Drejtori Naser Gega mbetet optimist se, pavarësisht sfidave me regjistrimet, infrastrukturën dhe përzgjedhjen e mësuesve, të gjitha shkollat në Pejë do të jenë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa