Peja ka shënuar fitore në derbin më të madh kosovar në basketboll për këtë sezon në Superligë.
Pejanët para shikuesve të vetë në palestrën Karagaçi triumfuan kundër Sigal Prishtinës me rezultat 94:80, në saje të një paraqitje fantastike të Fisnik Rugovës.
Peja gjatë gjithë ndeshjes dominoi, megjithëse në radhët e pejanëve munguan tre basketbollistëve kryesor të ekipit, Nicholas Covington, Nenad Delic dhe Drilon Hajrizi, raporton Telegrafi.
Pejanët kanë treguar lojë më të mirë se prishtinasit në çerekun e parë dhe në saje të dy gabimeve teknike të njëpasnjëshme të basketbollistëve të “Plisave”, Muhamed Abukar dhe Dardan Berishës, ‘Shqiponjat’ këtë periudhë e përmbyllën në epërsi prej katër pikëve, 20:16.
Peja tregoi edhe në dhjetë minutshin e dytë lojë të mirë dhe fal lojës ekipore shtuan epërsinë, ku pjesën e parë e përfundoi në dobi të vetë me rezultat, 44:35.
Aty ku e la edhe e vazhdoi skuadra pejane. Vazhdoi të bombardoi koshin e kampionit aktual të Kosovës edhe në pjesën e dytë.
Madje, pejanët në periudhën e tretë kishin epërsinë më të madhe në derbin kryesor kosovar këtë sezon në basketbollin kosovar, kur në semafor rezultati tregonte shifrat 61:49, por çereku i tretë përfundoi 65:61 në dobi të “Shqiponjave”.
Pejanët treguan se pse këtë sezon janë skuadra më e mirë në Superligë pasi që arritën të menaxhonin epërsinë e krijuar gjatë 30 minutave të para edhe në periudhën e fundit të takimit. Peja arriti të triumfon me epërsi prej 14 pikëve, përkatësisht me rezultat 94:80.
Basketbollisti më efikas te skuadra vendase ishte Fisnik Rugova, i cili arriti ‘double-double’ në saje të 25 pikëve dhe 15 kërcimeve. Në anën tjetër te mysafirët basketbollisti më efikas ishte Muhamed Abukar me 16 pikë dhe gjashtë kërcimesh.
Pas kësaj fitore, Peja mbetet lider i ligës elitare të basketbollit kosovar me 43 pikë, përkatësisht ka pesë pikë më shumë se vendi i dytë, Sigal Prishtina, e cila ka një ndeshje më pak shkaku i mos-zhvillimit së takimit me Sigkos Bashkimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës