Pedro Pascal kritikohet për mbështetjen ndaj Rachel Zegler mes dështimit të filmit “Snow White”

Pedro Pascal u përball me kritika pasi shprehu mbështetje për Rachel Zegler mes polemikave mbi filmin e ri "Borëbardha" të Disneyt.
Aktori 49-vjeçar postoi një fotografi të Zegler në Instagram me mbishkrimin "ikonë", duke shkaktuar reagime të ashpra nga ndjekësit.
Ribërja e filmit klasik të vitit 1937 është cilësuar si një dështim financiar, pasi ka fituar vetëm 143.1 milionë dollarë në arkat globale, ndërkohë që kostoja e tij ka arritur mbi 350 milion dollarë, shkruan DailyMail.
Kritikat ndaj filmit dhe Zegler lidhen kryesisht me komentet e saj mbi rolin e Borëbardhës dhe ndryshimet e bëra në historinë origjinale.
Ndjekësit akuzuan Pascalin për hipokrizi, duke kujtuar se ai nuk e mbështeti kolegen e tij të "The Mandalorian", Gina Carano, kur ajo u pushua nga Disney për deklarata kontroverse.
Krahas kësaj, komentet e mëparshme të Zegler mbi Trump dhe çështjet e Lindjes së Mesme kanë rritur më tej kundërshtimet ndaj saj. /Telegrafi/






























































