LAJMI I FUNDIT:

Pedro kërkohet nga Juventusi  

Pedro kërkohet nga Juventusi  

Kampionët italianë, Juventusi, po përgatiten për një goditje të janarit për yllin e Chelseat, Pedro, raportojnë mediat në Itali.

Spanjolli është në sezonin e tij të tretë në Stamford Bridge dhe konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e planeve të Antonio Contes.

Dhjetë treshet sulmuese më të mira në shekullin 21 (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë treshet sulmuese më të mira në shekullin 21 (Foto)

Kjo nuk ka ndalur spekulimet për të ardhmen e tij dhe, sipas Tuttosport, Juventusi po i mban shënimet ngushtë për 30-vjeçarin.


Ish ylli i Barcelonës, Pedro, thuhet të jetë i lumtur te kampionët e Ligës Premier dhe Chelsea ka pak gjasa që të hyjë në negociata për largimin e tij gjatë janarit.

Juventusi nuk e do më Iniestan
Lexo po ashtu Juventusi nuk e do më Iniestan

Conte humbi disa objektiva kryesorë të transferimeve gjatë verës dhe nuk ka gjasa të jetë i kënaqur me thashethemet që shfaqen në lidhje me të ardhmen e Pedros.

Anësori ka shënuar 21 gola dhe ka kontribuar me 16 asistime në 86 paraqitje për klubin londinez. /Telegrafi/