Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë raportimit në Komisionin për Bujqësi, ka theksuar se gjendja në këtë ministri është mjaft e rëndë, për mungesë të legjislacionit, nivelit të borxheve dhe keqpërdorimit.
“Ministria e Bujqësisë është njëra prej ministrive në nivelin më të keq prej të gjitha ministrive të tjera. Kjo si rezultat i problemeve të trashëguar. Një numër i madh i zyrtarëve janë në mbajtje të cilët dyshohen për korrupsion. Pra, kjo ka krijuar një traumë në Ministri”, tha Peci.
Ai foli edhe vonesat e ndarjes së subvencioneve për fermerët.
“E di që janë të shqetësuar fermerët për vonesat shpërndarjes së subvencioneve për këstet e dyta që janë paraparë me anë të Ligjit për rimëkëmbje. Prej që kam ardhur në këtë ministri, kemi shqyrtuar lëndët e fermerëve dhe kemi gjetur për disa prej tyre parregullsi, dhe me këtë kemi arrit me i kursyer gjysmë milioni euro. Mirëpo, pas shqyrtimit të lëndëve dhe aprovimit të Task Forcës, mjetet janë duke u shpërndarë në vazhdimësi për fermerët e ndershëm”, tha ai.
Ministri i Bujqësisë duke iu përgjigjur deputetit Bekim Haxhiu për zvogëlimin e subvencioneve për sipërfaqet e fermerëve të rrushit, theksoi se kjo është e pavërtetë.
“Kjo është e pa vërtet, për 100 ditë ne nuk kemi bërë rishikim të programit, as edhe për vreshtarët. Deri tash nuk kemi një vendim. Janë vetëm spekulime”, tha Peci.
Për kallëzimet penale, ministri Peci tha se subvencionet e vitit 2020 janë objekt i hetimit penal.
Ai foli edhe për sigurimin e kulturave bujqësore. Derisa premtoi edhe për ndarjen e mjeteve në një prej mbledhjeve të ardhshme të qeverisë për dëmet në bujqësi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë