LAJMI I FUNDIT:

PDSH propozon 100 euro për çdo qytetar dhe falje të gjobave

PDSH propozon 100 euro për çdo qytetar dhe falje të gjobave

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) i ka propozuar disa masa Qeverisë së Maqedonisë, në lidhje me menaxhimin e pasojave ekonomike nga coronavirusi.

Nga kjo parti kërkojnë që Qeveria të ndajë 100 euro për çdo qytetar të moshës madhore, si dhe faljen e gjobave të cilat janë dhënë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Masat shtrënguese për parandalimin e koronavirusit kanë paralizuar ekonominë e vendit. Masat ekonomike që janë miratuar nga qeveria nuk janë të mjaftueshme në përballje me krizën ekonomike në vend. Ndërmarrjet e vogla, të mesme, sipërmarrësit dhe vetë-punësuarit, janë në gjendje shumë të rëndë ekonomike. Kompanitë dhe ndërmarrjet duhet të ndihmohen urgjentisht, duke marrë veprime konkrete që bizneset të mund të mbijetojnë në këtë kohë të krizës. Kjo arrihet vetëm me masa direkt intervenuese të qeverisë në ekonomi”.

“Për këtë arsye PDSH propozon këto masa konkrete: Faljen e të gjitha gjobave të dhëna në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme; pagesë shtesë në vlerë prej 100 euro për të gjithë qytetarët madhor me moshë mbi 18 vjeçare; mbështetja financiare për ndërmarrjet e cila u miratua me masat ekonomike të qeverisë, të njëjtat duhet të realizohen para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, thonë nga PDSH.

Sipas tyre, këto masa do të ndikojnë direkt në buxhetin e familjeve të qytetarëve, si dhe njëkohësisht do t’i mundësojnë ndërmarrjeve që të funksionojnë, duke përballuar krizën aktuale ekonomike që mbizotëron në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori