Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës nuk e mohojnë përfshirjen në qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti. Përkundër diskutimit tash e një kohë në opinion publik, në partinë e Kadri Veselit thonë se kjo temë nuk është hapur në kryesi dhe se nuk kanë ende qëndrim partiak.
Ofertën e mundshme të LDK-së prej dy ministrive dhe postit të presidentit, në PDK e konsiderojnë jo serioze dhe imagjinuese, përderisa me të njëjtën dallojnë shumë pak për nga numri i deputetëve. Ndërkohë e vlerësojnë konstruktive qasjen e kreut të LDK-së Isa Mustafa për largim të vijave të kuqe, megjithëse thonë se nuk kanë ekzistuar asnjëherë.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili e komenton edhe lakimin e emrit të tij për president, thotë se përmendja e tij dhe ambasadores në detyrë në Uashington, Vlora Çitaku për këtë post është e padrejtë dhe e pamoralshme kur ende është presidenti Hashim Thaçi.
Krahas këtyre, ish zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme për KosovaPress, kritikon kreun e qeverisë Avdullah Hoti për dialogun me Serbinë, punën e tij qeverisëse gjatë këtyre katër muajve dhe mosimplementimin e marrëveshjes së Uashingtonit.
“Në kryesi të PDK-së nuk është shtruar kjo temë në tavolinë. As tema e presidentit, e as tema e zgjerimit të qeverisë, as riformatizimit të qeverisë nuk kanë qenë tema të PDK-së në shumë mbledhje që i kemi pasur gjatë kësaj kohe… Asnjëherë nuk ka qenë bisedë serioze, ne nuk duam të kufizojmë imagjinatën askujt në këtë qytet të zhvillojë, por asnjëherë nuk ka qenë temë dhe nuk është serioze, dy ministri me 24 deputetë. Sa deputetë i ka LDK-ja në Kuvend, 70 ata i kanë 20 e diçka dhe nuk e kemi marrë shumë seriozisht… Kjo temë nuk është shtruar asnjëherë në PDK as për mua, as për Vlorën por është më shumë opinion i mediave dhe njerëzve të caktuar. Por në PDK- dhe unë e personalisht e shoh të padrejtë dhe pamoralshme kur e kemi presidentin në detyrë, Hashim Thaçi”, thotë ai, për KP.
Hoxhaj thotë se vijat e kuqe gjithmonë i kanë vendosur ata duke marrë partitë tjera në pushtet.
“Qasja e kryetarit Mustafa është shumë konstruktive e kuptojmë logjikën e tij, por vijat e kuqe nuk i kemi marrë seriozisht as kur i ka vendos LDK-ja, e as LVV-ja. Vijat e kuqe neve na vendosin qytetarët. 12 vjet prej 2007 deri në 2019 ne i kemi vendosur vijat e kuqe. Ne kemi vendos kur kemi marrë LDK-në në pushtet 2007-2010, kur e kemi marrë AKR-në pushtet, kur e kemi marrë prapë LDK-në në pushtet, AAK-në në pushtet”, u shpreh Hoxhaj.
Deputeti i PDK-së thekson se dialogu me Serbinë ka devijuar me tema teknike në Bruksel. Ai shton se kryeministri Hoti nuk e ka vetëdijen e plotë politike se çka do të arrijë me dialogun.
“Përpjekja e Serbisë është me gjuajtë tema të reja në tavolinë dhe mos me u marrë me krye temën. E ajo është njohja e ndërsjellët dhe marrëveshja obliguese ligjore. Prandaj ne mendojmë se nuk duhet të ketë dialog si proces, nuk duhet të ketë takime teknike në nivel të koordinatorëve, por duhet të ketë dialog si ngjarje. Një javë, dhjetë ditë, apo dy javë duhet delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të ulen dhe bisedojnë për një krye temë që duhet të njohja e ndërsjellët…. Unë e kam përshtypjen që ai nuk e ka vetëdijen e plotë se çka do të bëjë me dialog. Një vetëdije të mirë politike se çka nënkupton dialogu në vitin 2020. Andaj apeli ynë është stop me temat të nivelit teknik, hajde te ulemi të bëhemi bashkë dhe diskutojmë vetëm për një temë-njohjen e ndërsjellët. Jo si deklaratë, po udhëheq qeverinë fol me amerikanët, evropianët serbët kur iu përshtatet që të ulemi në tavolinë dhe diskutojnë njohjen e ndërsjellët. Përndryshe mund të ketë fatit të shoh veten edhe në fund 2021-2022 duke u marrë me tema teknike që u gjuan Serbia në dialog”, thotë ai.
Hoxhaj adreson kritika ndaj qeverisë edhe për moszbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.
“Marrëveshja e Uashingtonit është një marrëveshje që ka elemente sa bilaterale Kosovë-Serbi, sa elemente rajonale, sikur mini-shengenin. Sa ka elemente të raporteve Kosovë-Shqipëri, sa ka elemente gjeo-politike. Aty duhet me pas një grup të njerëzve që kanë mendim edhe politik, ekonomik profesional e të infrastrukturës e financiar se si të zbatohet kjo marrëveshje e cila është në interes të Kosovës. Ju do të shihni se Serbia do t’i bëjë bisht zbatimit të kësaj marrëveshje. Deri të tash nuk kam kuptu që Qeveria e Kosovës në përjashtim të një vendimi që ka marrë ministri Arban Abrashi, por më shumë njerëzit e infrastrukturës se si të zbatojë marrëveshjen e arritur”, u shpreh Hoxhaj.
E punën e qeverisë Hoti gjatë këtyre katër muajve, Hoxhaj e konsideron si lodhtë.
“Ka filluar si qeveri e lodhtë, ka vazhduar si qeveri e lodhët dhe 100 ditshin e ka të lodhtë dhe ashtu do të mbahet mend. Nuk e di se ka ndodhur diçka këto katër muaj. Me qeverisë nuk nënkupton me administru dhe mbajtur mbledhje dhe miratuar ndonjë ligj. Por nënkupton me marrë vendime të mëdha. Njëri prej vendimeve të mëdha është rimëkëmbja ekonomike, kur një pjesë e madhe qytetarëve kanë një shqetësim të madh çka do të ndodh me kompanitë dhe firmat e tyre deri në fund të vitit apo vitin e ardhshëm. Kjo qeveri nuk ka arritur të adresojë çështjen e zhvillimit ekonomik”, thotë ai.
Krahas këtyre, Hoxhaj shpreh kritika edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, mocionin e tyre e vlerëson si joserioze që po e përdorin për konsum politikë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?