LAJMI I FUNDIT:

PDK ngre kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit

PDK ngre kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit

Partia Demokratike e Kosovës ditë më parë ka ngritur shqetësimin për veprimet inkriminuese të Komunës së Prishtinës, përkatësisht kryetarit të komunës Shpend Ahmeti për punësimet e paligjshme të mbi 250 militantëve partiakm, prandaj gjatë javës së do të ngre kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Shpend Ahmetit dhe krerëve të tjerë bashkëpjesëmarrës në ndërmarrjen e tyre inkriminuese.

Sipas komunikatës së PDK-së, këto punësime paraqesin favorizime të përkatësisë partiake dhe janë shkelje e rëndë ligjore.


“Komuna e Prishtinës në vend të punësimeve sipas ligjit dhe meritokracisë, është shndërruar në vatër të nepotizmit politik dhe familjar”.

Nexhmedin Spahiu, Shpend Ahmetit: Turp të qoftë!
Lexo po ashtu Nexhmedin Spahiu, Shpend Ahmetit: Turp të qoftë!

“PDK ka mbledhur dokumentacionin e plotë zyrtar për këto keqpërdorime flagrante, prandaj bëjmë me dije opinionin publik se në fillim të javës së ardhshme, Grupi i kuvendarëve komunalë të PDK-së në Prishtinë do të ngre kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Shpend Ahmetit dhe krerëve të tjerë bashkëpjesëmarrës në ndërmarrjen e tyre inkriminuese”, thuhet në komunikatën e PDK-së, transmeton Telegrafi.

PDK thotë se padia do të ngrihet mbi bazë të fakteve të pakontesturshme:

1. Shpend Ahmeti dhe të tjerët, me punësimin joligjor të mbi 250 militantëve kanë kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare.
2. Shpend Ahmeti ka kryer vepër penale të ushtrimit të ndikimit joligjor.
3. Shpend Ahmeti në këtë mënyrë ka privuar të tjerët nga mundësia e barabartë.
4. Shpend Ahmeti dhe të të tjerët kanë kryer vepër penale të marrjes së mitos për këto punësime.

Ka ardhur koha që kryetari i kryeqytetit të përballet me shkeljet e shumta ligjore dhe mos të vazhdojë punën edhe më tutje si kryetar i arsyetimeve dhe i rrjeteve sociale. Prishtina ka nevojë për një kryetar që punon e jo për një kryetar që tërë mandatin qëndron duke u ankuar dhe duke e mbajtur peng zhvillimin e Prishtinës, thuhet në komunikatën e PDK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori