LAJMI I FUNDIT:

PDK në Prizren akuzon Haskukën për largimin e subjekteve politike nga zyrat: Veprimi i tillë na kujton regjimin diktatorial

PDK në Prizren akuzon Haskukën për largimin e subjekteve politike nga zyrat: Veprimi i tillë na kujton regjimin diktatorial

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Prizren ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me një vendim të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për t’i larguar subjektet politike opozitare nga zyret e tyre.

Sipas një komunikate për media, thuhet se PDK ka shprehur shqetësim në lidhje me vendimin arbitrar të Haskukës, i cili siç thonë ata ka ushtruar presion mbi forcat politike opozitare që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës së Prizrenit.


“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Prizren, shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me vendimin arbitrar të Kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, me ç’rast përmes një konkluzioni të jashtëligjshëm, i cili është në kundërshtim me vendimin e organit më të lartë vendimmarrës në nivel lokal, konkretisht vendimin e vitit 2005, ushtron presion mbi forcat politike opozitare, që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Komunës së Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se njoftimi për largim të subjekteve politike nga zyrat paraqet një prej veprimeve më jo institucionale që nga pas lufta e deri më sot.

“Njoftimi për ekzekutim të dhunshëm, për largim të subjekteve politike nga zyret, të cilat ushtrojnë veprimtaritë e tyre politike legale, që kanë qenë kontributdhënëse në periudha të ndryshme të qeverisjes në Komunën e Prizrenit, paraqet një prej veprimeve më jo institucionaliste, jo parimore dhe aspak demokratike, që nga pas lufta e deri më sot.

“Mënyra e tillë e veprimit nga Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, na kujton kohërat më të errëta në historinë më të re të Kosovës, kur regjimi i atëhershëm diktatorial, i nxirrte njerëzit me dhunë nga zyrat, nga shkollat, nga spitalet dhe më në fund edhe nga shtëpitë e tyre me forcë, sikurse tani që është vendimi për largim të dhunshëm me polici, ndaj subjekteve politike të Komunës së Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

PDK dega  në Prizren, siç thuhet në komunikatë konsideron se arsyetimi i Kryetarit të Komunës së Prizrenit është i paqëndrueshëm, ngase subjektet politike nuk janë organizata të cilat gjenerojnë profit, por veprimtaria e tyre është në shërbim të interesave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, zhvillimit të pluralizmit dhe demokracisë në vendin tonë.

“Andaj, PDK dega në Prizren, kërkon nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, që të tërhiqet nga vendimmarrja jo e ligjshme, në të kundërtën PDK do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për mbrojtjen e të drejtës, që i’u takon të gjitha subjekteve politike, sipas vendimit të vitit 2005, të organit më të lartë vendimmarrës në Komunën e Prizrenit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori