Ka mbetur më pak se një vit deri tek zgjedhjet lokale, mirëpo Partia Demokratike e Kosovës ka filluar të përgatitet për këto zgjedhje që janë të parapara për vitin 2017.
Të paktën këto përgatitje po bëhen në Komunën e Podujevës.
Burime të klankosova.tv, brenda strukturave partiake të PDK-së në Podujevë, kanë treguar se tashmë edhe janë propozuar disa kandidatë që do të garonin për kryetar të kësaj komune.
Sipas këtyre burimeve, janë tre emra që janë dhënë deri tani si opsione për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.
Njëri nga këta emra është Hajredin Hyseni, që për momentin është Zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike.
Hyseni më parë ka qenë edhe deputet në dy mandate në Parlamentin e Kosovës.
Emër tjetër është Kadri Kastrati, ish-komandat i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ish-komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.
Tjetër propozim nga strukturat e PDK-së në Podujevë, gjithmonë sipas këtyre burimeve, është edhe ai i kirurgut, Skënder Murati.
Një nga arsyet për këtë mobilizim të hershëm supozohet të jetë diskursi i fundit nga akterë politikë në Kosovë, se mund të ketë zgjedhje nacionale të parakohshme dhe bashkë me to, do të mund të bëheshin edhe ato komunale.
Vet kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë të tij kishte deklaruar se “nuk bëhet punë e madhe edhe nëse shkohet në zgjedhje”.
Kryetari aktual i Podujevës është Agim Veliu nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Parti kjo që bashkë me PDK-në udhëheqë edhe me Qeverinë e Kosovës, përfshirë pakicat, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron