LAJMI I FUNDIT:

PDK mbështet takimin në Washington: Aty ku janë SHBA-të duhet të jetë edhe Kosova

PDK mbështet takimin në Washington: Aty ku janë SHBA-të duhet të jetë edhe Kosova

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar sot lidhur me ftesën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dërguar përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Beogradit për takim më 27 qershor në Washington, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se institucionet duhet ta përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë, e kanë për detyrë t’i mbrojnë interesat e vendit dhe nuk duhet t’i ikin përgjegjësisë dhe bashkëpunimit me Amerikën sikurse veproi ish qeveria Kurti.

“Sa i përket ftesës për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i njohur dhe është bërë i ditur në vazhdimësi nga kryetari Kadri Veseli. Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi deri sot. Aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë Republika e Kosovës dhe institucionet ta përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë. E kanë për detyrë t’i mbrojnë interesat e vendit dhe nuk duhet t’i ikin përgjegjësisë dhe bashkëpunimit me Amerikën sikurse veproi ish qeveria Kurti”, ka shkruar Bytyçi në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Lajme
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Siguri
Kalo në kategori