Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësimin e saj për marrëveshjen e arritur nga Qeveria e Kosovës sot në Bruksel, duke thënë se ajo përbën një regres për Kosovën dhe e forcon më shumë pozicionin e Serbisë, ndërkohë që ka kërkuar publikimin sa më të shpejtë të detajeve të marrëveshjes.
Në një komunikatë për media thuhet se largimi i forcave speciale të Policisë së Kosovës dhe rikthimi i KFOR-it – duke marrë përsipër detyra të rendit publik dhe kontrollit të kufirit që i takojnë policisë, përbën një kthim prapa për institucionet tona të pavarura shtetërore dhe dëmton rolin kushtetues të Policisë së Kosovës.
“Ky zhvillim përbën një njollë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës si një shtet i konsoliduar i pavarur dhe sovran. Për më tepër, duke pranuar një tërheqje të sinkronizuar të Policisë së Kosovës dhe barrikaduesve që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, Qeveria aktuale de facto i ka konsideruar ata si të barabartë, duke nëpërkëmbur kështu dinjitetin e autoriteteve tona shtetërore të sigurisë. Duke i trajtuar njësoj me barrikaduesit, kjo Qeveri ka fyer forcat speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë bërë një punë të shkëlqyeshme, me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë patriotike. Jo vetëm kaq, por nga sot barrikadat janë përligjur si mjet efikas për përparimin e interesave të Serbisë në Kosovë”, thuhet në reagim.
PDK thotë se ndryshe nga deklaratat dezinformuese qeveritare për vendosje të reciprocitetit, pranimi i mbulimit të pjesëve specifike të targave është konfirmim i marrëveshjes tashmë të arritur në Bruksel, në vitin 2016.
“Bëhet fjalë për “Marrëveshjen teknike për lirinë e lëvizjes” të vitit 2011, të finalizuar në Bruksel më 14 shtator 2016, e cila u kundërshtua asokohe ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje. Prandaj, Qeveria e Kosovës duhet të japë shpjegime pse e shkaktoi gjithë atë tension të përshkallëzuar në veri, duke cenuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe duke e portretizuar Kosovën në opinionin ndërkombëtar si një vatër trazirash – vetëm për t’u rikthyer në një çështje të dakorduar që para 5 vjetësh”, thuhet më tej në reagim.
Sipas PDK-së, ajo që e bën edhe më problematike këtë marrëveshje është çështja e pranimit të targave ilegale KM dhe të ngjashme nga ana e Qeverisë së Kosovës.
“Ky fakt përbën një dorëzim të sovranitetit dhe shpërblim të përpjekjeve të Serbisë për të mohuar shtetësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës nëpërmjet lëshimit të targave ilegale serbe për territorin e shtetit tonë”, thekson PDK.
PDK përshëndet përpjekjet e partnerëve ndërkombëtarë për uljen e tensioneve në veri, ndërsa kërkon që sa më parë të bëhen publike detajet e marrëveshjes dhe të sqarohen rrethanat për ndërmarrjen e operacionit të rrezikshëm në veri që sipas saj, ka rezultuar me një regres të shumanshëm të pozicionit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet