LAJMI I FUNDIT:

PDK: Kurti abuzoi dhe përçau diasporën shqiptare

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka përçarë dhe abuzuar aq shumë diasporën shqiptare me mashtrime e hipokrizi edhe në këtë kohë pandemie.

Bytyçi, përmes një postim në Facebook, ka thënë se Kurti në mungesë të vizionit për të menaxhuar fondet që ka Republika e Kosovës u mundua të manipuloj diasporën nga e cila arriti të marr vetëm rreth 400 mijë euro. Ndërkohë, sioas Bytyçit, Mali i Zi që ka popullsi tri herë më pak se Kosova ka mbledhur 6 milionë euro nga diaspora por pa e manipuluar e përçarë atë.


“Popullizmi ashtu sikurse gënjeshtra, i kanë këmbët e shkurta. Bëjnë shumë zhurmë në fillim, por punët i kanë të mangëta e të vogla, siç i ka kjo qeveri e shkarkuar”, ka shkruar Bytyçi.

Postimi i plotë i Bytyçit:

“Shqiptarët e diasporës, për një kohë të gjatë, kanë qenë baza e rezistencës sonë kulturore e kombëtare. Që nga koha e rilindësve e deri më sot, diaspora ka luajtur një rrol vendimtar në çështjet me rëndësi kombëtare.

Në rrethanat më të vështira, diaspora jonë ka qenë shpresa e rimëkëmbjes sonë.

Por, asnjëherë më parë nuk është abuzuar me diasporën tonë si në ditët tona. Ftesa e kryeministrit tani më të shkarkuar, z. Kurti, për të mbështetur financiarisht Kosovën në kohën e pandemisë është mashtrim dhe hipokrizi.

Republika e Kosovës ka para të mjaftueshme për të tejkaluar situatën e pandemisë. Mos aftësia e pushtetit aktual për të qeverisur me kapacitet që ka shteti, është thjeshtë dështim i pafalshëm.

Vetëm 391,886 euro janë grumbulluar nga diaspora që paraqet rreth 1/3-tën e popullsisë tonë, në krahasim me Malin e zi që ka tri herë popullsi më të vogël se ne, ka grumbulluar 6.817.483 euro. Madje ndryshe nga qeveria në ikje e Kosovës, malazezët e kanë procesin e donacioneve shumë transparent në faqen zyrtare https://www.coronainfocg.me/

Popullizmi ashtu sikurse gënjeshtra, i kanë këmbët e shkurta. Bëjnë shumë zhurmë në fillim, por punët i kanë të mangëta e të vogla, siç i ka kjo qeveri e shkarkuar”, ka shkruar Bytyçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori