LAJMI I FUNDIT:

PDK garon e vetme në zgjedhje, Krasniqi prezanton listën e kandidatëve për deputetë

PDK garon e vetme në zgjedhje, Krasniqi prezanton listën e kandidatëve për deputetë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Lideri i PDK-së, përmes një video-adresimi, është shprehur se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra,  por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.

“Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, tha Krasniqi.


Krasniqi theksoi se suksesi i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit është i garantuar me këtë listë të prirë prirë nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.

“Përkushtimi dhe mbështetja juaj janë të pazëvendësueshme për Partinë Demokratike të Kosovës. Urime të gjithë kandidatëve tanë!  Duke mbështetur njëri-tjetrin dhe të prirë nga kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, suksesi ynë është i garantuar. Faleminderit, dhe le ta fitojmë këtë betejë së bashku!”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Lajme
Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Lajme
Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Kronika e Zezë
Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Lajme
Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kalo në kategori