Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar pushtetin për shkelje të ligjit me vendimin për subvencionimin e teksteve shkollore.
Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, Ardian Kastrati dhe Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni, në një konferencë për media i kanë bërë ftesë Prokurorisë Speciale që ta hetoj rastin.
Ardian Kastrati, deputet i PDK-së tha se me përsëritjen e këtij vendimi pasojat i paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Ministrja e Arsimit, Nagavci duke e shkel ligjin dhe pa u futur në procedura të rregullta tenderuese siç e parashikon ligji e ka marr prapë vendimin e njëjtë që me shku me modelin e njëjtë të subvencionimit të teksteve dhe mjeteve shkollore për arsimin fillor.
Ne përveç që mendojmë se është shkelje e rëndë gjithashtu dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e një trajektore të zhvillimit të ngjarjeve të cilat i kanë parapri këtij procesi për të cilat than se janë shkelje të jashtëzakonshme ligjore”, tha Kastrati.
Sipas Kastratit përgjegjësi kryesor për këtë situatë është kryeministri Albin Kurti.
“Në Komisionin Hetimor ku kanë raportu me dhjetëra drejtorë të drejtorive komunale nga të gjitha komunat e Kosovës pothuajse janë raportu shumë raste ku ka përfundua viti shkollor e ka raste që nuk i kanë marr tekstet shkollore hiq. E mos të flasim ju si prind keni hequr para librarive për ti marr ato tekste.
Kjo krejt për me bo një eksperiment që donë Arbërie Nagavci për me ju fut një aventure e cila për mu bënë dhunë psikike dhe fizike ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përgjegjësi kryesor është Albin Kurti.
Gruaja e Albin Kurtit a do të pret nëpër librari sikur prindërit e tjerë që kanë me prite me orë të tëra në temperaturë mbi 30 gradë. Një njeri që thotë se këtu ka mirëqenie, ka avancim në arsim, që ekonomia po lulëzon le ta sjell mas pari me përjetu familja e vet këtu fatin e krejt këtyre të tjerëve se sa këtu ka mirëqenie, sa është ekonomia e arsimi në rregull”, tha ai.
Kastrati poashtu tha se krahasuar me vitet paraprake, vitin e kaluar janë shpenzuar 7 milion euro më shumë për subvencionimin e teksteve shkollore.
“Kur flasim te keqpërdorimet nga 4 milion e 300 mijë të planifikume këta me ndërrimin e modelit të subvencionimit vjet i kanë shpenzu 11 milion e 600 mijë vet e ka thënë Nagavci…. pra 7 milionë euro më shumë sesa në të kaluarën e diku rreth 100 mijë nxënës më pak sepse 2015,2016,2017 numri i nxënësve varion nga 247 mijë në 250 mijë, kurse ky subvencionim vitin e kaluar me 7 milionë euro më shumë 11.6 milion euro që kjo i ka marr nëpër gjitha linjat buxhetore 100 mijë nxënës më pak. Prandaj ne kemi bërë ftesë se këtu ka punë Prokuroria Speciale. Duhet të hetojmë ka janë shku këto miliona sepse nuk po dihet ka janë shku”, tha ai duke shtuar se i kanë lënë shkollat pa digjitalizim.
Edhe Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së tha se prokuroria e Kosovës me urgjencë duhet të veproj dhe ndaloj këtë keqpërdorim.
Po ashtu ai ka përmendur se ka diferencë në çmime të librave të cilat sipas tij nuk janë të njëjtë si për klasën e parë si për të 5-tën. Diferencën e çmimit sipas Haxhiut janë detyruar prindërit ta paguajnë vet.
“Bazuar në hetimin parlamentar që e kemi pa për njoftimin tuaj të gjithë nxënësit nuk janë subvencionuar vitin e kaluar përtej kësaj kemi pas edhe subvencionime edhe furnizime me tekste të dyfishta, pabarazi dhe diskriminim dhe pamundësi e grupeve të margjinalizuara që të aplikojnë në E-Kosova dhe këtu pastaj ka ndodh që një pjesë e komuniteteve të marrin libra falas donacion e të njëjtit të përfitojnë edhe nga subvencionimi. Dhe çmimi i njëjtë sikur për klasën e parë sikur për klasën e 5-të nuk kushtojnë njëjtë”, shtoi Haxhiu.
Haxhiu shtoi se procesi i intervistimit të dëshmitarëve do të vazhdoj më 9 shtator kur Kuvendi fillon punën.
Sipas tij deri tani ka pasur shkelje ligjore, derisa ka njoftuar se nga qeveria kanë kërkuar listën e atyre që janë subvencionuar por që sipas tij qeveria ka hezituar t’ia janë atë informacion. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës