LAJMI I FUNDIT:

PDK: E turpshme përfshirja e reklamave me ministrin e shkarkuar Vitia gjatë orëve mësimore që po transmetohen në televizione

PDK: E turpshme përfshirja e reklamave me ministrin e shkarkuar Vitia gjatë orëve mësimore që po transmetohen në televizione

Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë dhe udhëheqësi i Departamentit për Rini dhe Inovacion, Muzafer Shala ka thënë se është e turpshme që në mesin e orëve mësimore që transmetohen nëpër televizione janë përfshirë reklama me figurën politike të ministrit të shkarkuar të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tij, transmetimi i mesazheve politike janë ngarkesë e panevojshme psikosociale për fëmijët dhe një abuzim i skajshëm i propagandës politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Këtë konferencë shtypi po e organizojmë për të denoncuar gabimet dhe abuzimet që janë duke u bërë nga ministria e Arsimit të qeverisë së shkarkuar Kurti, me programin mësimor për nxënësit parauniversitar gjatë periudhës së pandemisë. Sikurse me të gjitha masat e tjera kundër pandemisë, kjo qeveri në ikje e Albin Kurtit është treguar e vonuar, e paaftë dhe neglizhente edhe në fushën e arsimit.

Së pari, është e turpshme që në mesin e orëve mësimore që transmetohen nëpër televizione janë përfshirë reklama me figurën politike të ministrit të shkarkuar të shëndetësisë, Arben Vitia. Është e pakuptueshme përse duhet që udhëzime specifike me zërin dhe figurën e Arben Vitisë që janë targetuar për të rritur, të transmetohen bashkë me programe që janë të dedikuara për audiencën e nxënësve të mitur. Kjo është një ngarkesë e panevojshme psikosociale për fëmijët tanë si dhe një abuzim i skajshëm i propagandës politike të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Shala.

Po ashtu, sipas tij, dështimi tjetër i Ministrisë së Arsimit është që ka dështuar ta zhvilloj mësimin interaktiv por vetëm njëanshëm përmes TV kur shkalla e shtrirjes së internetit në Kosovë është rreth 90%.

“Së dyti, duam të denoncojmë Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e cila po pretendon se është duke organizuar mësimin online përmes televizionit. Kjo është gënjeshtër, sepse në fakt ky që po organzohet nga qeveria e shkarkuar duhet quajtur mësim i njëanshëm, në distancë sepse mësimi përmes internetit është interaktiv. Mësimi interaktiv apo ndërveprues online i mundëson të gjithë nxënësve që të diskutojnë të bëjnë pyetje, të zhvillojnë ushtrime apo të marrin komente, sugjerime, detyra e vlerësime nga mësimdhënësi. Raporte e studime të shumta dëshmojnë se shtrirja e internetit në Kosovë përfshin 89% të popullsisë duke përfshirë këtu në mënyrë masive edhe zonat rurale”, theksoi Shala.

Shala shtoi se Kosova i ka pasur të gjitha parakushtet që në këtë kohë pandemie të organizojë mësimi online, nëse qeveria në ikje e Kurtit do të ishte largpamëse e do të kishte bërë përgatitjet e duhura.

“Së treti, vendet e tjera fqinje kanë përgatitur udhëzues për mësimin online shumë më herët ndërsa Kosova e ka përgatitur udhëzuesin “për vlersimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë” vetëm në fund të javës së kaluar. Pra 7 javë pas fillimit të pandemisë ne Kosovë. Kosova mjaftonte të ndiqte shembullin e Shqipërisë e cila e ka nxjerrë udhëzuesin e plotë për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtetet e shtëpisë më shumë se një muaj para Kosovës, në datën 21 mars.

Në vendimin e vonuar të qeverisë sonë, të datës 24 Prill mes të tjerave është vendosur që nota përfundimtare e vitit shkollor 2019-20 nuk do të jetë më e ulët se ajo e datës 11 mars 2020. Bëhet fjalë për datën kur është ndërprerë mësimi i rregullt nëpër shkolla për shkak të pandemisë. Me këtë vendim, qeveria në ikje po i ikën testimit të nxënësve, për të mbuluar dështimin e vetë në organizimin e mësimit në kushte shtëpie gjatë pandemisë”, u shpreh ai.

Shala theksoi se kjo situatë i kujton atij vitin 1999 kur ka qenë maturant, dhe nxënësit është dashur të ndërpresim mësimin në muajin shkurt për shkak të luftës.

“Asokohe, kur jemi rikthyer në Kosovë pas lufte, dhe u rifillua procesi mësimor, u morr vendimi që nota përfundimtare e atij viti të ishte ajo e shkurtit 1999 ngjashëm me vendimin aktual. Ky është një akt i ulët e i papërgjegjshëm që ka kosto të jashtëzakonshme për cilësinë e shkollimit dhe fyen të gjithë prindërit të cilën duan më të mirën për fëmijët e tyre”, tha Shala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori