LAJMI I FUNDIT:

PDK e LDK kërkojnë nga qeveria t’i plotësojë kërkesat e policisë

PDK e LDK kërkojnë nga qeveria t’i plotësojë kërkesat e policisë
Foto: Arkiv

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria të plotësojë kërkesat e policisë, për sigurimet shëndetësore, shtesat, pagesën e rrezikshmërisë dhe pensionimin e parakohshëm.

Në Kuvendin e Kosovës në seancën e re plenare, pas përfundimit të debatit për Raportin e Progresit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, përgëzoi aksionin e sotëm të policisë për arrestimin e katër personave dhe neutralizimin e një të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.

Ai në deklarimet jashtë rendit të ditës nënvizoi nevojën që ekzekutivi në kuadër të projekt-buxhetit për 2024 të përfshijë kërkesat e policisë.


“Ky aksion i policisë së Republikës së Kosovës tregon një gjë që i duhet përkrahje nga Qeveria dhe Kuvendi. Sot, pamë një profesionalizëm të lartë të njësive të specializuara të policisë, andaj është mirë që kërkesat e tyre që i kanë shtruar, si për sigurimet shëndetësore, si për shtesat t’i përfshijnë në buxhetin e Kosovës”, tha ai.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi shprehu mbështetjen ndaj policisë, derisa tha se vendi po kalon në një situatë të vështirë në aspektin e sigurisë.

“Gjatë këtyre ditëve kemi pas një situatë të vështirë në aspektin e sigurisë, ku si rrallë herë në Kosovë kemi pa një grabitje të armatosur të stilit banditesk dhe një paraqitje të forcës së grupeve kriminale. Kjo shfaqje e dhunës është një moment i alarmit dhe shqetësimit për të gjithë ne si institucione, pa marrë parasysh në cilën parit jemi. Po ashtu, në njëjtën kohë përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionin e suksesshëm sot”, theksoi Gashi.

Megjithëse pa praninë e shumicës së deputetëve të mazhorancës, kryeparlamentari Glauk Konjufca vazhdoi seancën duke shqyrtuar pikat e tjera të rendit të ditës, ku deputetët e PDK-së dhe LDK-së kundërshtuan Projektligjin për Fondin Sovran, derisa paralajmëruan se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori