Anëtarja e kryesisë së rinisë së PDK-së, Jona Arifi në një konferencë për media ka reaguar lidhur me ngjarjet e ditëve të fundit në institucionet arsimore dhe për rastet e shpeshta të raportuara të dhunës fizike, ngacmimeve dhe sulmeve seksuale, bullizmit dhe stigmatizimit ndaj nxënësve.
Arifi ka theksuar se Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës shpreh shqetësim të thellë lidhur me këtë situatë e cila ka marrë përmasa alarmante për secilën familje në Kosovë dhe kërkon veprime urgjente nga institucionet përgjegjëse për trajtimin e të gjitha rasteve të ngacmimeve dhe dhunës ndaj nxënësve.
Ajo ka hedhur akuza ndaj tri qeverive që janë ndërruar përgjatë periudhës së pandemisë që nuk kanë bërë asgjë për t’iu siguruar nxënësve mësim adekuat, si pasojë e së cilës do të kemi një vit të humbur shkollor dhe me pasoja afatgjata.
“Mungesa e ambienteve të përshtatshme për nxënësit dhe paraqitja e këtyre rasteve ndikojnë jo vetëm në cilësinë e arsimit, por edhe në zhvillimin dhe mirëqenien mentale dhe social të nxënësve. Nevoja për psikologë të kualifikuar në çdo shkollë të Kosovës është urgjente dhe kërkojmë nga qeveria qe të ndërmarrë masa të menjëhershme për ta realizuar këtë kërkesë, që para së gjithash vjen nga nxënësit dhe prindërit e tyre. Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës bën thirrje për qasje pro aktive, për politika të menaxhimit të shkollave që krijojnë mjedise miqësore të sigurta dhe jopërjashtuese për të gjithë nxënësit.”, ka thënë Arifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
Bujar Osmani: Qytetarët janë të lirë të vendosin vetë për zgjedhjet presidenciale
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Ndalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'