LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht që lëvizte me 100 kilometra në orë, shoferi britanik i kamionit nuk i hiqte sytë nga telefoni – përplaset me një furgon

Pavarësisht që lëvizte me 100 kilometra në orë, shoferi britanik i kamionit nuk i hiqte sytë nga telefoni – përplaset me një furgon

Ky është momenti kur shoferi i një kamioni përplaset me pjesën e pasme të një furgoni, ku si pasojë janë lënduar tre persona – e gjithçka ndodh për shkak se vazhdimisht mbante sytë në telefonin që e mbante në njërën dorë, e me tjetrën kishte timonit dhe lëvizte me shpejtësi.

Derek Holland, 59-vjeç, u filmua nga kamera e instaluar brenda kabinës kur përplaset me një furgon derisa po lëvizte me 100 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Pak sekonda më herët ai shihet se si nxjerr telefonin dhe vazhdimisht merret me të, pavarësisht se po lëvizte me shpejtësi nëpër një autostradë në Britani të Madhe.

Detektivët britanikë kanë analizuar pamjet e kamerës, ku është konstatuar se gjatë ngasjes ai ka bërë 42 shkelje të ligjeve në komunikacion.

Këtu përfshihet përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mos vënia e rripit të sigurisë, duke hequr dy duart nga timoni dhe duke hedhur lëvoren e bananes nga dritarja.

Sipas policisë në Sussex, ai kishte përdorur rrip të rrejshëm të sigurisë për të ndalur alarmin që paralajmëron shoferit se duhet të lidhet.

Por, ajo çfarë ka tmerruar më shumë qytetarët është se ai vendosi rripin e vërtetë të sigurisë, vetëm atëherë kur në të kuqen derisa po priste pa patrullën e policisë dhe nga frika se mund të dëgjohet.

Personat që ishin brenda furgonit kanë pësuar lëndime serioze, kurse shoferi i kamionit është arrestuar menjëherë.

Mbi të rënduan tri pika të aktakuzës dhe në fund është dënuar me tre vite e gjysmë burgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori