LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht kërcënimeve nga Merkel, Theresa May të shtunën shkon në Bruksel – me “ofertën e fundit” për Brexit

Pavarësisht kërcënimeve nga Merkel, Theresa May të shtunën shkon në Bruksel – me “ofertën e fundit” për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi sonte se do të kthehet në Bruksel të shtunën për bisedimet e fundit për të shpëtuar marrëveshjen e saj për Brexit, pasi nuk arriti të bëjë një përparim me Jean-Claude Juncker.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, takimi emergjent të shtunën është planifikuar pavarësisht kërcënimeve të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se do të anulojë samitin, nëse nuk do të ketë marrëveshje të përfunduar nga negociatorët të enjten.

Siç thuhet më tej, BE këmbënguli se ‘përparimi i mirë’ është bërë pasi që të dy palët u përpoqën për të arritur një marrëveshje para samitit të dielën – por grindjet për Gjibraltarin, të drejtat e tregtisë dhe peshkimit kërcënojnë të prishin bisedimet.


Por pas takimit të saj në Bruksel, zonja May tha: “Ne kemi bërë përparim të mëtejshëm dhe si rezultat, ne kemi dhënë drejtimin e duhur për negociatorët tanë”.

“Unë shpresoj që ata të jenë në gjendje të zgjidhin çështjet e mbetura dhe se puna do të fillojë menjëherë”.

“Unë tani planifikoj të rikthehem për takime të mëtejshme, duke përfshirë edhe me presidentin Juncker, të shtunën për të diskutuar se si mund të arrijmë në përfundimin e këtij procesi dhe ta sjellim atë në një përfundim në interesin e të gjithë njerëzve tanë”.

Zonja May refuzoi të përcaktojë çështjet që ende duhet të zgjidhen në mënyrë që të dy palët të mbyllin një marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori