LAJMI I FUNDIT:

Paundi britanik bie në nivele rekord kundrejt dollarit

Paundi britanik bie në nivele rekord kundrejt dollarit

Paundi ka rënë në një nivel të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan, pasi tregjet reaguan ndaj shkurtimeve më të mëdha të taksave në Britaninë e Madhe në 50 vjet.

Në bursat aziatike, kjo valutë ra nën 1.04 dollarë përpara se të rifitonte terren për të qëndruar në rreth 1.05 dollarë, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Thesarit, Kwasi Kwarteng ka premtuar më shumë shkurtime të taksave mbi një pako prej 45 miliardë funtesh.


Valuta britanike gjithashtu ka qenë nën presion për shkak të fuqisë së dollarit. Euro preku po ashtu një nivel të ulët 20-vjeçar kundrejt dollarit, mes shqetësimeve të investitorëve për rrezikun e recesionit ekonomik.

Banka e Anglisë rrit normën e interesit në 2.25 për qind, më e larta që nga viti 2008
Lexo po ashtu Banka e Anglisë rrit normën e interesit në 2.25 për qind, më e larta që nga viti 2008

Nëse paundi qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt dollarit, importet e mallrave në dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme. Po ashtu, mallrat nga SHBA-ja mund të jenë gjithashtu shumë më të shtrenjta.

Disa investitorë mendojnë se Banka e Anglisë do të detyrohet të ndërmarrë veprime urgjente për të ndaluar rrëshqitjen e paundit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
160 milionë euro investim: Ulqini po fiton një nga komplekset hotel-rezidenciale më të bukura buzë plazhit në Evropë!

160 milionë euro investim: Ulqini po fiton një nga komplekset hotel-rezidenciale më të bukura buzë plazhit në Evropë!

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori