Patinazhistja hungareze thyen rekordin botëror Guinness për kërcim me litar

Një kampione patinazhesh në akull nga Hungaria, nxori litarin e saj të kërcimit në akull dhe theu një rekord botëror Guinness me patinat e saj të veshura.


Eszter Szombathelyi, e cila fitoi tituj si Kampione Kombëtare për të Rinj dhe për Seniorë në Hungari, doli në akull në Sun Valley, Idaho, dhe kreu 136 kërcime litari në një minutë të vetme, transmeton Telegrafi.

Ky sukses i dha asaj rekordin për më shumë kërcime litari në patina akulli në një minutë, duke mposhtur me lehtësi objektivin e 45 të vendosur nga rekordet botërore Guinness.



"Dua të frymëzoj patinazhues dhe interpretues të tjerë në akull që të ëndërrojnë shumë dhe t'u tregoj atyre se gjithçka është e mundur nëse jemi mjaftueshëm të guximshëm për ta bërë këtë", tha ajo për Guinness.

"Do të doja të zgjeroj botën e shfaqjeve të patinazhit artistik me një element të ri, spektakolar akrobatik", shtoi hungarezja. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com