LAJMI I FUNDIT:

A pati probleme teknike dje në mbylljen e procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, Kurteshi kërkon sqarime nga sekretariati i KQZ-së

A pati probleme teknike dje në mbylljen e procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, Kurteshi kërkon sqarime nga sekretariati i KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Gjatë paraqitjes së aktiviteteve nga sekretariati i KQZ-së, kryeshefi Burim Ahmetaj është pyetur nga anëtari i LVV-së, Sami Kurteshi lidhur me disa probleme që i kanë paraqitur aplikuesit jashtë Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Kurteshi tha se i kanë shkuar shumë mesazhe ku aplikuesit jashtë Kosovës janë ankuar se ndonëse dje afati është mbyllur në orën 18:00 ata nuk kanë mundur të aplikojnë.


“Kemi marrë disa mesazhe ku tregojnë që kanë aplikuar para orës 18:00 mirëpo iu është dërguar mesazhi se është mbyll faza e aplikimit. A ka pas ndonjë problem apo çfarë ka ndodhur?”, ka pyetur Kurteshi.

Ahmetaj ka thënë se duhet të jetë ndonjë problem teknik, mirëpo auto mesazhi është aktivizuar në orën 18:00.

“Në orën 18:00 e kemi aktivuar auto mesazhin që ju thotë se ka përfunduar periudha aplikimit për regjistrim jashtë vendit. Ndoshta ku ka shkuar me vonesë ai mesazh, kështu që ndoshta mund të jetë problem teknik”, ka thënë Ahmetaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori