LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Pacquiaos pas përfitimeve nga meçi ndaj Broner kalon shifrën prej 180 milionë eurove

Pasuria e Pacquiaos pas përfitimeve nga meçi ndaj Broner kalon shifrën prej 180 milionë eurove
Manny Pacquiao (Foto: Getty Images/Guliver)

Manny Pacquiao i është kthyer boksit me një triumf ndaj Adrien Broner në meçin e zhvilluar fundjavën që shkoi në Las Vegas.

Filipinasi triumfoi në MGM Grand Garden Arena përpara 13.025 të pranishmëve dhe miliona të tjerëve që e shikuan përmes ekranit, ndërsa menjëherë pas fitores kërkoi një rimeç me Floyd Mayweather.

Pasuria e Manny Pacquiao

Manny Pacquiao (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Pas fitores ndaj Broner, rekordi i tij i boksit është 61-7-2 (nga 70 duele të zhvilluara), ndërsa besohet se përfitimet totale nga meçet në të cilat ka marrë pjesë, sidomos në ato me paketat ‘paguaj për të shikuar’, është 1.2 miliard dollarë (1.06 miliard euro).


Në vitin 2015, Forbes e ka renditur ‘Pac Man’ si sportistin e dytë më të paguar në botë, vetëm prapa pikërisht Mayweatherit.

Ndërsa pasuria e tij neto në vitin 2018, sipas The Richest, është llogaritur 148 milionë funte (169 milionë euro).

Pacquiao fitoi 15.5 milionë funte (17.7 milionë euro) për duelin e tij ndaj Timothy Bradley në maj të vitit 2016. Sipas Forbes, Besohet se një shumë të tillë do ta marrë dhe për triumfin e tij ndaj Broner. Kështu që pasuria e 40-vjeçarit pritet të kalojë shifrën prej 180 milionë eurosh.

Përfitimet më të mëdha të Broner për një meç deri më tani kanë qenë një milion dollarë (880.000 euro), ndërsa nga ky duel pritet të fitojë disa miliona.

A do të ndodhë rimeçi me Floyd Mayweather?

Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao gjatë duelit të vitit 2015 (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Mayweather nuk ka bërë asnjë reagim kur Manny i kërkoi rimeç pas fitores ndaj Broner, mirëpo shefi ekzekutiv i Mayweather Promotions ka thënë se nuk ka gjasa që amerikani të hyjë sërish në ring me filipinasin.

“Ai nuk ka motivim as dëshirë. Po bën jetën më të mirë, po udhëton, udhëheq shumë biznese, po shpenzon nga paratë që i ka fituar me shumë mund. Në shkurt do t’i mbushë 42 vjet. Kur është mjaft është mjaft. Çfarë të duhen paratë kur nuk mund t’i shpenzosh?”, ka thënë mes tjerash Leonard Ellerbe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori