LAJMI I FUNDIT:

Pastruesja e shpëton në momentet e fundit vogëlushen nga pasojat e shpërthimit në Bejrut

Pastruesja e shpëton në momentet e fundit vogëlushen nga pasojat e shpërthimit në Bejrut

Bota është ende në shok pas shpërthimit të fuqishëm që “rrafshoi” gjysmën e qytetit të Bejrutit në Liban.

Në fakt kanë ndodhur dy shpërthime në afërsi të portit detar të kryeqytetit të Libanit, transmeton Telegrafi.


E në mesin e shumë videove amatore që janë shfaqur në internet dhe tregojnë momentin e shpërthimit, një që ka fituar më së shumti vëmendjen e opinionit është pastruesja e një shtëpie private që shpëton vogëlushen në momentin e shpërthimit.

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Është sikur në Hiroshima, zjarrfikësit që shkuan për ta shuar zjarrin janë zhdukur
Lexo po ashtu Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Është sikur në Hiroshima, zjarrfikësit që shkuan për ta shuar zjarrin janë zhdukur

Vajza e vogël po luante pranë dritares në momentin kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm, dhe gjithçka përreth deposë me kimikale rrafshoi gjithçka para vetes.

Por ishte reagimi i shpejtë i pastrueses e cila në ato momente po pastronte që e shpëtoi vogëlushen. Në videon e publikuar më poshtë që për pak minuta është bërë viral në rrjetet sociale, shfaq gruan e cila bën gjithçka që ta kap vogëlushen dhe ta fut brenda.

Po të mos ishte ajo, copëzat e xhamave sigurisht se do ta lëndonin vogëlushen që fluturonin nga të gjitha anët nga shpërthimi i fuqishëm. /Telegrafi/