Pastroni shportën e 'air fryer' me këtë metodë super të thjeshtë me dy produkte shtëpiake

Makina për pjekjen e shpejtë të ushqimeve apo siç quhet ‘air fryer’ është një pajisje që e lehtëson punën për secilin.
Kjo makinë njihet për komoditetin dhe shkathtësinë e tij, ajo nxehet shumë më shpejt se një furrë normale, që do të thotë se përdor më pak energji dhe është më e lirë për t’u përdorur.
Megjithatë, asnjë sasi patatinash nuk mund të kompensojë faktin se ka nevojë të pastrohet thellë rregullisht.
Në mënyrë ideale, duhet të pastroni shportën e ‘air fryer’ pas çdo përdorimi për ta mbrojtur atë nga grumbullimi i tepërt i ushqimit.
Mund të mos keni nevojë ta pastroni shportën aq shpesh, por është e rëndësishme që ta pastroni atë pas çdo disa përdorimesh.
Një eksperte ka ndarë tani metodën se si duhet ta pastroni me vetëm disa produkte. Kristen Menard e ndau metodën në faqen e saj në Instagram.
Vendosni lëngë detergjenti, sodë buke dhe ujë të nxehtë. Lini masën të qëndrojë për 5 minuta më shpëlajeni dhe thajeni. /Telegrafi/










































