Një numër qytetarësh iu bashkuan grupit për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, ku në mënyrë vullnetare zhvilluan aksionin për pastrimin e liqenit.
Përveç pastrimit, qëllim i këtij aksioni ishte edhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe mos hedhjen e mbeturinave rreth liqenit të Badovcit, liqen ky i cili furnizon banorët e Prishtinës me ujë të pijshëm.
Nga grupi i vullnetareve, Milot Kurshumlia tha se aksioni për pastrimin e liqenit të Badovcit është organizuar nga vullnetarë, të cilët po shfrytëzojnë rënien e nivelit të uji në mënyrë që ta pastrojnë në thellësi liqenin.
“Sot është një aksion vullnetar, jemi mbledh këtu vullnetarë të cilët kanë fillu me iu përgjigj aksionit për pastrimin e liqenit të Badovcit. Liqeni po e shihni është në gjendje të mjerueshme sa i përket nivelit të ujit, uji ka ra dukshëm. Sot tentojmë me shfrytëzu rastin edhe këtë ramje të nivelit të ujit për me e bo një pastrim më të thellë në pjesën e brendshme të liqenit. Qëllimi është me i pastru të gjitha brigjet e Badovcit duke pas parasysh që brigjet e Badovcit tash më janë të shkelshme… Ftesë kemi ba në grupin për mbrojtjen e liqenit të Badovcit. Iu kanë përgjigjur ftesës shumë qytetarë, shumë grupe, presim edhe shumë grupe me u bashkëngjitë, jemi njerëz të vullnetit të mirë, të natyrës”, tha Kurshumlia
Kurshumlia tha se pastrimi i liqenit nuk është organizuar si shenjë pakënaqësie rreth ndërtimeve që priten të fillojnë afër Liqenit të Badovcit, por për një ambient të pastër.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë këtë liqen.
Kryeshefi ekzekutiv i K.R.U Prishtina, Ilir Avdullahu, tha se kompania e Ujësjellësit ka përkrahur këtë iniciativë të qytetarëve dhe iu është bashkangjitur. Sipas tij, në të ardhmen disa segmente të Badovcit duhet të rrethohen në mënyrë që liqeni të mos ketë telashe çdo vit me mbeturinat.
“Qëllimi i këtij aksioni është që të pastrojmë liqenin e Badovcit, kur niveli nga kuota e kapërderdhjës ka kaluar mbi 10 metra, edhe është fat i mirë që po pastrohet sot. I falënderojmë qytetarët që është iniciativë e tyre. Çdo iniciativë e tyre që shkon në drejtim të ruajtjes së ambientit, të ujërave, liqeneve, lumejve duhet të përkrahet nga të gjithë ne. Edhe ne si kompani kemi dal që ta mbështesim këtë aksion, ta pastrojmë edhe në të ardhëm të marrim masa shtesë që po mendojmë në disa segmente ta rrethojmë liqenin edhe liqeni të mos ketë telashe çdo vit, grumbullim të mbeturinave, ku njerëzit e pa ndergjëshëm i hedhin ato mbeturina dhe krijojnë këtë gjendje që sot e kemi”, tha Avdullahu.
Nga grupi “mbrojtja e liqenit të Badovcit”, Baton Begolli, tha se ky aksion ka qenë i qytetarëve e pastaj iu është bashkangjitur edhe grupi për mbrojtjen e Badovcit. Ai tha se këto aksione organizohen me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e liqenit.
“Ky është aksion i disa qytetarëve, të cilët kanë marrë vetiniciativë për pastrimin e Liqenit të Badovcit, ne si grup tjetër që kemi pas për qëllim mbrojtjen e Badovcit iu kemi përgjigj ftesës së qytetarëve. Ju po e vëreni, ne jemi tash t’u shkel mbi liqen, po e vëreni që jemi në një periudhë thatësie, po e vëreni që nuk kemi aq ujë, e qet ujë që e kemi po dojna me e rreziku… Qëllimi i këtij aksioni është ngritja e vetëdijes qytetare”, tha Begolli.
Sipas Begollit, liqeni i Badovcit nga i cili furnizohen një pjesë e banorëve me ujë të pijshëm, nuk duhet të ketë ndërtime afër.
Aksionit për pastrimin e liqenit të Badovcit iu bashkëngjit edhe qytetari, Miftar jashari, sipas të cilit liqeni i Badovcit duhet të ruhet dhe të pastrohet çdoherë.
“Nuk është hera e parë që jam në liqenin e Badovcit, unë kom peshku qindra herë edhe zakonisht kom marrë pjesë në shumicën e organizimeve që janë ba prej njerëzve… Qëllimi im personal është të mos shoh bërllok”, tha Jashari.
Ndryshe, reshjet e pakta të shiut dhe temperaturat e larta, kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Badovcit të bjerë nën nivelin mesatar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët