Po vazhdon pastrimi i lumenjeve, përroskave dhe hapja e kanaleve në Komunë të Vitisë.

Përmes një njoftimi, Komuna e Vitisë thekson se kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes nga vërshimet dhe mbrojtjen e tokave bujqësore.


Ndryshe, kryetari Haliti ka deklaruar se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët tjera.

Ai në veçanti përmendi edhe hapjen dhe pastrimin e shtratit të lumit "Morava e Binçës", prej Vitisë deri në Binçë. /Telegrafi/