LAJMI I FUNDIT:

I pastrehu në Kolumbi feston ditëlindjen e qenit të tij, nuk munguan as kapelat dhe një torte – pastaj mori edhe shumë dhurata

I pastrehu në Kolumbi feston ditëlindjen e qenit të tij, nuk munguan as kapelat dhe një torte – pastaj mori edhe shumë dhurata

Shpesh thuhet se mirësia nuk kushton asgjë dhe një i pastrehë nga Kolumbia po fiton zemrat në internet duke e vërtetuar pikërisht këtë.

Pasi një video e tij duke festuar ditëlindjen e një prej qenve të tij u bë virale, ai jo vetëm që ka marrë lëvdata në internet, por është shfaqur edhe si një “hero” vendas, përcjell Telegrafi.


Në një video të shpërndarë në mediat sociale, tregohet burri duke ua vendosur nga një kapele feste dy qenve dhe duke i përkëdhelur.

Meqë asnjë festë ditëlindjeje nuk është e plotë pa një tortë, ai më pas shkon më tej dhe nxjerr një tortë të vogël nga një qese plastike.

Duke ndezur disa qirinj, burri dëgjohet më pas duke u kënduar “Happy Birthday” qenve të tij dhe “duke i larë” ata me puthje.

Dhe ai nuk ndalet me kaq. Njeriu i identifikuar si Choco shihet më pas duke u shërbyer qenve të tij nga një copë tortë përpara se ta shijojë vetë.

Rótelo, një gazetar që postoi i pari videon, tha se burri jeton në rrugën e lagjes Cabecera në Barranquilla, Bucaramanga.

Pavarësisht se është i pastrehë, burri njihet për kujdesin e qenve të tij dhe shpesh shihet me miqtë e tij të mbuluar me qime.

Teksa videoja u bë virale, shumë njerëz iu afruan dhe i ofruan dashuri dhe disa dhurata bujare.

Banorët kanë shkuar në një vend takimi në San Pío Park dhe kanë dhuruar disa gjëra për burrin dhe qentë e tij.

Më vonë në një seancë live në Instagram, Choco, emri i vërtetë i të cilit është José Luis Matos, zbuloi se është me origjinë nga komuna e El Peñón.

Ai tha se festa e ditëlindjes ishte për të festuar ditëlindjen e katërt të qenit të tij Shaggy-i zi në video. Qeni tjetër i tij, Nena, është me të prej 10 vitesh dhe ditëlindja e tij është në nëntor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të njerëzve që iu bashkuan drejtpërdrejt, ai tha se abuzimi fizik e detyroi të largohej nga shtëpia dhe të fillonte të jetonte në rrugë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Kalo në kategori