LAJMI I FUNDIT:

Pastë shtëpiake për depilim që s’ka fare kimikale agresive: Nevojitet vetëm limon, ujë dhe sheqer

Pastë shtëpiake për depilim që s’ka fare kimikale agresive: Nevojitet vetëm limon, ujë dhe sheqer

Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë për të përgatitur pastë shtëpiake për depilim sesa tani.

Për ta përgatitur një pastë të tillë, e cila nuk ka kimikale agresive, ju nevojiten ¼ e gotës lëng limoni, ¼ gotës ujë dhe 2 gota sheqer – transmeton Telegrafi.


Të gjithë përbërësit i përzieni në një tigan fërgimi dhe e lini në furrë për 4-5 minuta me temperaturë të lartë.

Posa të vlojë përzierja, ju e vendosni atë në një enë tjetër.

Pasta duhet të duket si sheqer me karamele, por mos u frikësoni.

Substancën lëreni të ftohet dhe përziejeni derisa të fillojë të zgjatet si çamçakëz.

Pjesa tjetër e veprimeve janë të njëjta sikurse kur jeni depiluar me dyllë. /Telegrafi/