LAJMI I FUNDIT:

Pasqyrat e Lexus ES 350 do të zëvendësohen me kamera të teknologjisë së lartë (Video)

Pasqyrat e Lexus ES 350 do të zëvendësohen me kamera të teknologjisë së lartë (Video)

Modeli ES 350 që arrin më 2019 do të jetë shumë i rifreskuar, pa humbur dukjen sportive dhe nivelin e lartë të luksit.

Sistemi i sigurisë dhe lehtësia e vozitjes në këtë Lexus, do të rritet në masë të madhe me anë të Digital Outer Mirror, që do t’i zëvendësojë pasqyrat e zakonshme, transmeton Telegrafi.


Kamerat e teknologjisë së lartë, do të përfshijnë të dy anët e veturës si dhe pjesën ballore, ndërsa gjithçka do të transmetohet në një ekran përpara shoferit.

Teknologjia e lartë që është integruar në ES 350, i mundëson të merr pamje shumë më të kthjellëta, si dhe në largësi të konsiderueshme.

Për dallim prej pasqyrave të zakonshme, në të cilat nuk mund të shihet kur bie shi apo avullohen xhamat, këto kamera shfaqin pa problem ambientin e jashtëm.

Ngasësit e këtij Lexusi, do ta kenë më të lehtë kur iu afrohet ndonjë veturë me drita të gjata, pasi përmes këtyre kamerave do t’ju ulet niveli i shndritjes në masë të madhe. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Auto
Kalimi në kryqëzim në të njëjtat kushte: Kush duhet të lëvizë i pari?

Kalimi në kryqëzim në të njëjtat kushte: Kush duhet të lëvizë i pari?

Auto
Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!

Shitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!

EVs
Kalo në kategori