LAJMI I FUNDIT:

Pasqyra juaj është ovale apo katrore? Sipas besimit, njëra e mbron familjen nga çdo e keqe

Pasqyra juaj është ovale apo katrore? Sipas besimit, njëra e mbron familjen nga çdo e keqe

Pasqyrat në feng shui konsiderohen si transmetues energjie

Pasqyrat janë të lidhura në feng shui me elementin e ujit, por çfarë lloj energjie do të sjellin në shtëpinë tuaj varet shumë nga forma apo korniza e pasqyrës.


Pasqyrat e rrumbullakëta janë një element metalik që sjellin qartësi, saktësi dhe gëzim, transmeton Telegrafi.

Pasqyrat katrore ose drejtkëndore sjellin një element të tokës në shtëpi, i cili mund të ndihmojë me stabilitetin, tokëzimin dhe zhvillimin personal.

Një pasqyrë e lartë drejtkëndore sjell një element prej druri, i cili mund të ndihmojë në përmirësimin e fleksibilitetit dhe dashamirësisë.

Pasqyra trekëndore – këto pasqyra mund t’i shtojnë shumë stil hapësirës suaj, si dhe energjinë e zjarrit.

Sjellja sa më shumë zjarr është një zgjedhje e mirë nëse jeni duke kërkuar për pasion, frymëzim ose autenticitet.

Në feng shui, është veçanërisht e popullarizuar pasqyra Bagua, e cila vendoset sipër derës së përparme dhe konsiderohet se largon energjinë negative dhe shigjetat helmuese nga shtëpia juaj.

Në varësi të asaj që ju nevojitet, sipas simbolikës së përmendur, zgjidhni formën e pasqyrës dhe vendoseni në dhomën ku keni nevojë për përforcimin e një elementi të tillë. Për shembull, një pasqyrë katrore mund të jetë e mirë për dashurinë, sepse ajo sjell stabilitet, ndërsa një pasqyrë e rrumbullakët është e mirë për hapësirën e punës, sepse sjell qartësi dhe saktësi.

Sipas feng shui-t, është e rëndësishme të mos shihet reflektimi i derës së përparme në pasqyrë, si dhe reflektimi i shtratit në dhomën e gjumit. Duhet të shmangen pasqyrat e turbullta, të plasaritura dhe të thyera, ato me reflektim “të shtrembëruar”…

Vendi më i mirë për të vendosur një pasqyrë është sigurisht dhoma e ngrënies, veçanërisht nëse pasqyron tavolinën e ngrënies, tavolinën me pjata, shportën e frutave – është një simbol i bollëkut dhe prosperitetit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori