LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e tërmetit në Itali, mbi 2 mijë njerëz e kalojnë natën jashtë shtëpive

Pasojat e tërmetit në Itali, mbi 2 mijë njerëz e kalojnë natën jashtë shtëpive

Mijëra njerëz në pjesën qendrore të Italisë kanë kaluar natën në makina, tenda dhe strehimore të përkohshme, pas tërmetit të katërt që goditi zonën në harkun kohor të tre muajve.

Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë i shkallës Rihter, që konsiderohet më i forti që prej vitit 1980, goditi në afërsi të rajonit ku mbetën të vdekur 300 persona gjatë tërmetit të regjistruar në muajin gusht.

Fatmirësisht kësaj herë nuk pati viktima, por rreth 20 persona mbetën të plagosur.


Në qytetin e Norcias, në rajonin e Perugias, në afërsi të epiqendrës së tërmetit që u shënua mëngjesin e së dielës, disa nga vendasit kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë të tjerë kaluan natën në çadrat e ngritura pranë qytetit ose janë sistemuar në kampet e emergjencës të ngritura nga autoritetet në bregdetin e Adriatikut.

Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia është në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërruar.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë, ku, për pasojë, është mbyllur sistemi i metrosë.

Mbi 2000 përllogaritet numri i banorëve të mbetur pa strehë. Zyra e mbrojtjes civile informon se numri i të pastrehëve pritet të shkojë tek 100 mijë persona.

Mjaft rrugë janë mbyllur për shkak të shembjes së dheut, çarjes në thellësi e përmbytjes nga dalja e ujit të lumenjve në këtë zonë.

Kryeministri italian Matteo Renzi në një konferencë shtypi të mbajtur të dielën deklaroi se d0o të ndërtojnë gjithçka.

Ndërkohë sot mblidhet Këshilli i Ministrave me Presidentet e katër rajoneve të dëmtuara nga tërmeti, për të marrë vendimet e duhura në përballimin e kësaj situate emergjence. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori