Vorbulla polare ka arritur ta shndërroi ujëvarën Niagara në një “ajsberg” gjigant, për faktin se pothuajse e tëra është ngrirë si rezultat i temperaturave të ulëta që janë duke mbizotëruar këto ditë në SHBA dhe Kanada.

Temperaturat në këto pjesë raportohet të kenë rënë në minus 50 gradë celsius, duke bërë kështu që qytete të tëra të paralizohen pa transport publik, shmangie të kontaktit të drejtpërdrejt me ajrin e ftohtë, mbylljen e shkollave dhe objekteve tjera të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i temperaturave të ulëta deri më tani kanë humbur jetën 21 persona në vende të ndryshme të SHBA-së, duke filluar nga Chicago, Dakota e Veriut e Illinois.

Sipas meteorologëve temperaturat priten të bien edhe më shumë gjatë fundjavës, ku parashihen të kalojnë mbi minus 54 gradë celsius.

Ndërkaq mjekët kanë paralajmëruar qytetarët që të shmangin kontaktin e drejtpërdrejt me ajrin e ftohtë, për shkak se mund t’ju shkaktoj probleme shëndetësore, dhe për këtë këshillohen të bartin shami apo diçka të ngjashme në gojë. /Telegrafi/