Një çift nga Britania e Madhe, janë në mesin e 14 personave që kanë humbur jetën nga përmbysjet që kanë goditur ishullin spanjoll Majorca.

Dyshja janë gjetur të vdekur brenda një taksie të cilën e "rrëmbyen" rrymat e ujit në Sant Llorenc, kurse kamerat amatore kanë filmuar këtë moment rrëqethës, transmeton Telegrafi.


Identiteti i çiftit britanik nuk është bërë i ditur sikurse edhe i shoferit të taksisë që gjithashtu ka humbur jetën. Kurse besohet se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.

Shumë banorë të kësaj zone janë detyruar të notojnë që t'i shpëtojnë vdekjes, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar plotësisht nga uji që po vinte me shpejtësi të madhe.

Në video shihet se si uji i rrëmbyeshëm "merr me vete" taksinë, kurse autorët e videos të habitur me atë çfarë po shihnin bërtisnin vazhdimisht "shikoni veturën e rrëmbyen rrymat e ujit". /Telegrafi/

1 144

2 54

3 45

4 34

5 25

6 17

7 13

8 10

9 7

10 5

11 3

12 1

13 2

14 1

15 1

16 1

17 1

18 1

19 1

20 1

21

22 1

23

24

25

26

27