LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e erërave të forta, Vitomerica e Pejës një javë pa rrymë

Pasojat e erërave të forta, Vitomerica e Pejës një javë pa rrymë

Erërat e forta që goditën rajonin e Dukagjinit, sollën pasoja. Mirëpo, as tash pas një jave, disa prej problemeve nuk janë rregulluar. Ndër to, është edhe mungesa e energjisë elektrike prej kohësh në Vitomericë të Pejës.

Pasojat e erërave të fundit në rajonin e Dukagjinit po i bartin akoma banorët e fshatit Vitomericë të Pejës, rajoni 2. Banorët e kësaj pjese ka një javë që po qëndrojnë pa energji elektrike.

Sokol Bacaj njëri nga banorët thotë se përkundër kërkesave në KEDS akoma nuk ka pasur intervenim.

“Shtatë shtylla janë të rrëzuar nga rruga kryesore deri te shtëpia ime. Gati 40 shtëpi janë pa rrymë dhe askujt nuk i bëhet vonë për këtë punë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Sokol Bacaj.

Mungesa e energjisë elektrike ka sjellë probleme edhe tek fermerët. Abedin Zekaj fermer në këtë pjesë thotë se janë në mëshirë të fatit.

“Delet janë duke u shtuar. Drita duhet të jetë e vendosur për të parë. Më herët kanë jetuar por edhe kafshët kanë qenë ndryshe…Jam tepër i zhgënjyer. Jam kthyer me vetë dëshirë por nuk e kam pritur këtë ditë”, deklaroi fermeri Abedin Zekaj.

Në anën tjetër zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini tha premtoi zgjidhje sa më të shpejtë për këta banorë.

“Bëhet fjalë për një numër të madh të shtyllave. Jemi duke punuar por me prioritet janë shtyllat e tensionit të lartë. Do të rikthehemi edhe te shtyllat e tensionit të ultë. Shumë shpejt do të sanohen edhe ato probleme”, deklaroi Viktor Buzhala.

Megjithatë banorët shtuan se rrjeti elektrik shpesh nuk ka stabilitet energjetik duke pamundësuar kështu edhe aktivizimin e pajisjeve shtëpiake./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori