Pasi u poshtërua nga Sancho, Milner konfrontohet me Van Dijk në derbin e madh anglez

Manchester United ka kaluar në epërsi përballë Liverpoolit në derbin e madh anglez.
Ishte sulmuesi i talentuar anglez Jadon Sancho që kaloi Djajtë e Kuq në epërsi në minutën e 16-të të ndeshjes.
Sancho realizoi një gol të bukur pasi turpëroi anglezin James Milner në zonën e Liverpoolit.
E me golin e pranuar nuk ishte i kënaqur aspak Milner, madje anglezi ishte i frustruar me bashkëlojtarin e tij Virgil Van Dijk.
Milner u acarua shumë me holandezin duke i bërtitur për hapësirat që la në qendër të mbrojtjes.
Gjithsesi përkundër se pati një konfrontim nga dyshja, situata nuk eskaloi dhe Van Dijk e mori me qetësi kritikën e Milner. /Telegrafi/
https://twitter.com/YareY4r3Daze/status/1561798908694925312?s=20&t=8XGTRNZq9FP-spggx3cL0w

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































