Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula ka gjetur shumë shpejt skuadër, pasi pas largimit nga Paderborn, ai ka gjetur akordin me klubin e njohur, Hamburg.

Sipas mediumit gjerman “SPORT1”, mesfushori 30-vjeçar mund të transferohet me parametër zero tek skuadra e njohur gjermane, pasi nuk rinovoi kontratën me Paderbornin, klub që ra nga elita e futbollit gjerman.


Gjasat janë që Gjasula nënshkruajë një kontratë për dy vite me Hamburgun dhe ta ndihmojë ekipin për ngjitje në Bundesligë.

klaus gjasula sc paderborn 1576579095 28616

Lajmin për kalimin e Gjasulës te Hamburgu e konfirmon edhe “Bild.de”, që shkruan se mesfushori shqiptar, zbarkoi ditën e djeshme në Aeroportin e Hamburgut rreth orës 10 pasdite dhe përfundoi testet mjekësore në orën 8 të mëngjesit.

Për sa i përket sezonit që sapo lamë pas, Hamburgu u rendit në vendin e katërt, me një pikë më pak se Heidenhemi i vendit të tretë. /Telegrafi/

telegrafi sport app