Mr. Rex ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në TikTok një video të veçantë “Get Ready With Me”, teksa përgatitej për të qenë i ftuar në emisionin e Elita Rudit.

Në këtë video, ai tregoi se çfarë kishte zgjedhur të vishte për këtë rast të veçantë – një palë pantallona ngjyrë bezhë – dhe ndau dy arsye të rëndësishme pse zgjodhi ta bëjë këtë video: e para, për të promovuar koleksionin e tij të ri të këmishave prej sateni dhe mëndafshi, perfekte për sezonin e verës; dhe e dyta, për shkak të një miqësie të gjatë me Elitën.


Ai kujtoi me nostalgji fillimet e kësaj shoqërie, duke zbuluar se në këngën e parë të Elitës, ishte ai që e kishte veshur atë. Mr. Rex.

Më pas ai tregoi gjithashtu se Elita dhe Gjiko janë takuar në lokalin e tij, por pas disa takimeve, për arsye që ende nuk i di, kontaktet mes tyre u ndërprenë – me asnjërin nuk ka pasur marrëdhënie për tre vite.

"Pas pesë vitesh njohje, dy vite shoqëri dhe tre vite pa folur, sot mora ftesën në emision", tha ai në fund të videos, duke e bërë momentin edhe më emocional për ndjekësit e tij.

Mbetet të shihet si do të jetë ritakimi i tyre. /Telegrafi/

@mrrexfashion

My very first GRWM. What do you guys think ? #grwm #showbiz #music #fashion #fyp #fypviralシ #viral #designer #mrrexfashion #menfashion