LAJMI I FUNDIT:

Pasi Izraeli paralajmëroi për komunikimet e Lavdrim Muhaxherit, celula shqiptare e ISIS-it që një vit ishte nën përgjim (Video)

Pasi Izraeli paralajmëroi për komunikimet e Lavdrim Muhaxherit, celula shqiptare e ISIS-it që një vit ishte nën përgjim (Video)

Njëri nga katër personat e arrestuar nën dyshimin se po planifikonin një sulm ndaj Kombëtares së Izarelit, ka qenë nën përgjim prej më shumë se një viti.

Ai ishte skeduar si një nga mbështetësit e dy imamëve të dënuar për rekrutim dhe propragandë për llogari të ISIS, Genci Balla dhe Bujar Hysa.


Për këtë arsye ishte nën vëzhgimit e agjentëve të SHISH-it dhe Antiterrorit.

Pasi u verifikua nga shërbimi sekret i Ushtrisë izraelite se Lavdërim Muhaxheri kishte komunikuar me shtetas të Kosovës për një sulm të mundshëm ndaj Kombëtares së Futbollit të këtij vendi, celula në Shqipëri nisi të aktivizohej.

Mes anëtarëve të saj ishte dhe personi që mbahej në survejim prej më shumë se një viti.

Emri i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Të premten e shkuar u arrestuan Ergys Faslia, Bekim Protopapa me profesion mjek, Medat Hasani dhe Xhazair Fishti.

Gjatë kësaj jave në Polici janë shoqëruar mbi 150 persona, kryesisht të dyshuar si të kthyer nga luftimet në Siri, familjarët të tyre. si dhe të skeduar të tjerë si mbështetës të ISIS. /TV Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori