LAJMI I FUNDIT:

Pasi bëri disa super goditje këtë afat kalimtar, Monza dhe Galliani po përgatiten për blerjen e madhe – sulmuesi i Interit në radarin e tyre

Pasi bëri disa super goditje këtë afat kalimtar, Monza dhe Galliani po përgatiten për blerjen e madhe – sulmuesi i Interit në radarin e tyre

Monza nuk po punon që të luajë vetëm për mbijetesën në Serie A, por kërkon të ketë një përfaqësim sa më të mirë në elitën e futbollit italian.

Këtë gjë e konfirmon edhe afati kalimtar që po bën Adriano Galliani, i cili ka sjellë deri tani në ekipin e sapo-ngjitur në elitë emra si Stefano Sensi, Matteo Pessina, Andrea Ranocchia, Andrea Carboni dhe portierin Alessio Cragno.

Megjithatë Monza nuk ka ndërmend të ndalet, pasi dëshiron të afrojë një sulmues të njohur dhe emri që ka përfunduar në listën e Gallianit, është ai i boshnjakut Edin Dzeko.


Ky i fundit ka edhe një vit kontratë me Interin, por hapësirat te zikaltrit janë mbyllur me afrimin e Romelu Lukakut.

Prandaj Galliani po provon ta bindë Dzekon, duke i ofruar të njëjtën pagë që merr te Interit, por të ndarë në dy sezonet e ardhshme. Te Interi janë gati të heqin dorë nga boshnjaku, duke e dhënë edhe falas.

Tani drejtuesit e Monzas, Silvio Berluscoi dhe Galliani do të duhet që të bindin Dzekon, duke i ofruar një rol lideri dhe titullari në skuadër.

Duke parë blerjet dhe lojtarët aktual, Monza do të jetë një arrë e fortë për top klubet e Serie A./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori