LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të Biden për të ndaluar importimin e naftës, gazit dhe qymyrit rus – Zelensky falënderon Shtetet e Bashkuara

Pas vendimit të Biden për të ndaluar importimin e naftës, gazit dhe qymyrit rus – Zelensky falënderon Shtetet e Bashkuara

Pas vendimit të presidentit amerikan për ndalimin e importimit të naftës, gazit dhe qymyrit rus, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një njoftimi, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për këtë vendim.

Madje ai u ka bërë thirrje liderëve tjerë botërorë që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

“Falënderoj Shtetet e Bashkuara dhe liderishpin e POTUS-it, duke e goditur në zemër makinerinë luftarake të Putinit me ndalimin e naftës, gazit dhe qymyrit në tregun amerikan. Inkurajoj vendet dhe liderët e tjerë ta ndjekin këtë shembull”, ka shkruar Zelensky.


Edhe Britania e Madhe ka njoftuar se ka filluar shkurtimin e importimit të gazit, naftës dhe qymyrit rus në këtë vend, si kundërpërgjigje për fillimin e pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/