Takimi me këngëtarin kolumbian, Maluma, për modelen Kejvina Kthella duket të ketë qenë një ëndërr, e cila tashmë është realizuar.

Modelja shqiptare mbrëmë (e hënë) e ka ndjekur nga afër koncertin e Malumas në Itali, bashkë me reperen Tayna.


Pas koncertit, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, derisa shfaqet përkrah tij. "Tani mund të vdes, mirupafshim botë", ka shkruar bukuroshja në përshkrim.

Kejvina për publikun u bë e njohur si velinë e emisionit "Xing me Ermalin", të komikut Ermal Mamaqi.

Që nga aty ajo është komentuar pothuajse për çdo lëvizje, derisa në fokus është gjithnjë fiziku i saj.

Kujtojmë që biondja është larguar nga Shqipëria, për të vazhduar karrierën e saj prej modeleje në Itali. /Telegrafi/

kejvina kthella 65217884 364190107629340 697666403985632763 n Kejvina Kthella dhe Tayna në koncertin e Malumës (Foto: Instagram/kejvinakthella)