LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me kampionin botëror, Arber Peci na përcjell disa këshilla në lidhje me shkrirjen e yndyrës

Pas takimit me kampionin botëror, Arber Peci na përcjell disa këshilla në lidhje me shkrirjen e yndyrës

Willim Bonac këtë vit  fitoj çmimin ‘Arnold Classic’, të cilin e pranoi nga vet Arnold Schwarzenegger, por gjithashtu në mesin e shpërblimeve pranoi edhe një çek prej 130,000 dollarëve!

Willim “The Conqueror” Bonac duke pranuar çmimin ‘Arnold Classic’ nga Arnold Schwarzenegger

Megjithatë historia nuk përfundon këtu, pasi që prezent në këtë ngjarje kishte qenë edhe Arber Peci, trajneri i fitnesit nga Mitrovica, i cili ishte takuar pastaj në Francë me William Bonac, ku përveç se kishin diskutuar për ushtrimet fizike dhe mënyrat e të ushqyerit, Arberi ka shqyrtuar me të edhe mundësinë e ardhjes në Kosovë.

Arber Peci gjatë takimit me Willim Bonac

I inspiruar nga takimi me kampionin, Arber Peci për lexuesit e Telegrafit ka treguar disa mite të zakonshme rreth humbjes së peshës – dhe, mbi të gjitha, ai tregon se jo gjithmonë numri i madh i kilogramëve të humbur është shenjë e suksesit, madje mund të jetë edhe e kundërta…


“Është shumë e rëndësishme të theksohet yndyra në këtë çështje, sepse shumica e njerëzve në humbje të peshës e shohin si totali i kilogramëve që kanë humbur.

Çdoherë dëgjojmë fjalë të cilat njerëzit i komentojnë se kanë humbur 10kg në një muaj, por fatkeqësisht gjysma e saj është ujë, dhe gjysma tjetër janë muskuj.

Njerëzit gjatë dietave peshohen çdo ditë për të parë nëse ata kanë humbur ndonjë gram më shumë se sa ditët e kaluara.

https://www.instagram.com/p/Bf8DMjEHKUg/?taken-by=william_bonac

Për çdo njeri me një konsum të ulët të kalorive të përditshme, gjëja e parë që ju humbisni është ujë, pastaj muskujt dhe në fund humben indet dhjamore në sasi të vogla. Marrim për shembull dy persona me 80kg me yndyrë të trupit 30%. Personi i parë aplikon një dietë të rreptë prej 1000 kalorive.

Personi tjetër aplikon një dietë të 1700 kalorive dhe vazhdon me ushtrime. Pas një muaji, personi i parë peshohet dhe peshorja tregon një humbje prej 10 kg.

Gëzohet shume dhe vazhdon me dietë me shpresën që edhe muajin tjetër do të humbas edhe 10 kg të tjerë. Ajo që ai person nuk është i vetëdijshëm është se yndyra ka mbetur në 30% dhe se është humbur vetëm uji dhe muskujt.

Personi tjetër peshohet dhe peshorja tregon një humbje prej vetëm 2 kg.

Arbër Peci: Mendimet bëhen vepra...
Lexo po ashtu Arbër Peci: Mendimet bëhen vepra...

Ky person nuk është aspak i kënaqur me rezultate, prandaj i jep vetes edhe një tjetër muaj për të parë nëse do të ketë më shumë rezultate. Çfarë ky person nuk e di, është se indet dhjamore tani kanë rënë në 27%, dhe se është në rrugën e duhur për humbje te peshës së tepërt (yndyrës).

Kështu që ata qe nuk e kuptojnë këtë proces mendojnë se personi i parë ka pasur rezultate më të mira, por për ne që merremi me këtë sport personi i dytë është shumë më i avancuar ne këtë drejtim. Gjithashtu, për fat të keq, në shumë raste personi i dytë heqë dorë për shkak të “rezultatit të ngadaltë”.

Këtu mund ta them një thënie të vjetër: “Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken”. Pra, për ta përmbledhur këtë çështje të shumë diskutuar, mos u merrni me peshën tuaj, por mateni përqindjen e yndyrës së trupit, por këtë do ta vëreni me lehtësi nëpër rroba tuaja (sidomos tek perimetri i belit) dhe do të vëreni progresin tuaj.

Dhe për fund një këshillë, humbja e indeve yndyrore ose dhjamit (jo ujit dhe muskujve) është 1-2 kg në muaj”.

Vlen të ceket se për Arberin nuk është hera e parë që takohet me personat më me ndikim në botë sa i përket fitnesit, ai është takuar edhe me Kai Greene, Flex Wheeler, etj,  ndërkaq ka edhe raporte shumë të mira edhe me udhëheqësit e kësaj sfere botërore, duke përfshirë Robin Chang, i cili është udhëheqësi kryesor i “Mr. Olympia”. /Telegrafi/


Në foto: Arber Peci me Robin Chang, udhëheqësi kryesor i “Mr. Olympia”

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Astrologji
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja

Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja

A e dini se...
Pse ia vlen të luftosh për të lexuar një libër në vend që të kënaqesh me rehatinë e mediave sociale

Pse ia vlen të luftosh për të lexuar një libër në vend që të kënaqesh me rehatinë e mediave sociale

Lifestyle
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Kalo në kategori