LAJMI I FUNDIT:

Pas suspendimit nga BIK-u, hoxha Drilon Gashi tregon se çfarë ndodhi!

Pas suspendimit nga BIK-u, hoxha Drilon Gashi tregon se çfarë ndodhi!

Hoxhë Drilon Gashi, që është suspenduar nga Bashkësia Islame për shkak të disa pikëpamjeve të tij ka treguar se si e sheh ai shaminë dhe mjekrën që e mbajnë besimtarët myslimanë.

BIK largon një imam për nxitje të urrejtjes, hoxha thotë se ata nuk e linin të dilte në media
Lexo po ashtu BIK largon një imam për nxitje të urrejtjes, hoxha thotë se ata nuk e linin të dilte në media

Gashi në një emision televiziv thotë se është akuzuar se është tallur me mjekër dhe me shami, por ai mohon diçka të tillë.

“Ku të tallem me mjekërr kur e mbaj vetë, edhe shaminë e mban bashkëshortja ime”, është shprehur Hoxha.


“Kam thënë cila është lidhja logjike mes gjatësisë së mjekrës, shkurtimit të pantollave dhe kuptimit të fesë”, ka shtuar ai në Pressing të TV7.

Ai thotë se është tallur vetëm me mendimin e disa besimtarëve se sa më të gjatë të kesh mjekrën, aq më i devotshëm në religjion je.

“Është qesharake disa mendojnë se sa ma e madhe është mjekra aq ma i ditur je dhe sa më të shkurtet t’i kesh pantollat aq më i devotshëm je”, thotë Hoxha.

Ai tutje ka shpjeguar se si e sheh edhe vendosjen e shamisë.

“Në vendet e zhvilluara e prapambetur konsiderohet vjedhja, korrupsioni, nepotizmi, ndërsa në vende të varfra islame, e prapambetur konsiderohet nëse një vajzë zbulon flokët. Mund të mos kesh shami dhe të jesh grua shumë e mbarë. Mund të kesh shami e të mos jesh e devotshme. Shamia nuk e përcakton këtë”, është shprehur hoxhë Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori