LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit ndaj infermierëve në Spitalin e Mitrovicë, nesër mbahet protestë

Pas sulmit ndaj infermierëve në Spitalin e Mitrovicë, nesër mbahet protestë

Pas njoftimit të marr nga ana e Sindikatës së Spitalit Rajonal Mitrovicë se me datë 04 dhjetor rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht dy punëtorë shëndetësor-infermierë (anëtarëve te FSSHK-së) në vendin e punese me iniciale F.M dhe A.H, të cilët kanë marrë lëndime trupore nga familjarët e pacientëve,

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes këtij reagimi dënon ashpër sulmin e ushtruar me të cilin janë duke u ballafaquar punëtorët shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës.


“Pas sulmit Sindikata e Spitalit të Mitrovicës do të organizon nesër protestë 30 minutshe para Objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës prej orës 8:30 -09:00, e cila është përkrahur edhe nga organet qendrore të FSSHK-së. Kjo protestë organizohet në shenjë solidarizimi me profesionistët shëndetësor të cilët sulmohen në vendin e punës respektivisht në Emergjencë.

Sulmojnë infermierët në Mitrovicë, arrestohen dy persona
Lexo po ashtu Sulmojnë infermierët në Mitrovicë, arrestohen dy persona

FSSHK në vazhdimësi ka ngritur zërin e saj për të gjitha rastet e dhunës së ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësor, kërcënimeve dhe shantazheve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në ushtrimin e profesionit por edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

FSSHK kërkon nga Organet e Drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe sulmuesit e profesionistëve shëndetësor të nxjerrin si përgjegjës.

FSSHK do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëve shëndetësor dhe anëtarëve të saj.

Sulmohen dy infermierë në Spitalin e Mitrovicës, reagon SHSKUK
Lexo po ashtu Sulmohen dy infermierë në Spitalin e Mitrovicës, reagon SHSKUK

“Ngrisim zërin tonë, të vendosur që të mbrojmë dinjitetin dhe vlerën njerëzore, që një herë e përgjithmonë këto veprime barbare të ndalen dhe të gjejnë dënimin meritor për kryerësit e këtyre veprimeve”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori