LAJMI I FUNDIT:

Pas më shumë se një dekade, Nissan do ta zëvendësojë modelin Frontier (Foto)

Pas më shumë se një dekade, Nissan do ta zëvendësojë modelin Frontier (Foto)

E lansuar më 2005, modeli Frontier që ka mundësinë për bartjen e mallrave, është ende në prodhim dhe interesi për të është mjaft i madh.

Madje, platforma e saj është përdorur për të krijuar Mercedes-Benz X-Class, si dhe prodhues të ndryshëm kanë kopjuar shumë elemente prej saj, transmeton Telegrafi.


Por, makina e lansuar më 2005, përfundimisht do të largohet nga prodhimi, vetëm se nuk është bërë e ditur se me cilën do të zëvendësohet.

Këto ndryshime janë bërë të ditura në kohën kur do të lansohen makina të ngjashme si Chevy Colorado, GMC Canyon dhe Ford Ranger. /Telegrafi/