LAJMI I FUNDIT:

Pas reshjeve të shiut, KRU ‘Hidrodrini’: Uji është i pijshëm në tërë zonën e mbulueshmërisë

Pas reshjeve të shiut, KRU ‘Hidrodrini’: Uji është i pijshëm në tërë zonën e mbulueshmërisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton se edhe pas reshjeve të shiut, cilësia e ujit vazhdon të mbetet i pijshëm.

Sipas kompanisë, furnizimi me ujë në tërë zonën e mbulueshmërisë është i bollshëm.

“Përkundër rreshjeve të fundjavës, cilësia e ujit në zonën e mbulueshmërisë së KRU ‘Hiodrini’ është brenda normave për konsum! Ekipet e inxhinierëve dhe teknikëve janë në mbikëqyrje të vazhdueshme të mbarëvajtjes dhe kontrollit. Po ashtu, njoftojmë konsumatorët se furnizimi me ujë në tërë zonën e mbulueshmërisë është i bollshëm, falë nivelit të burimeve”, njofton kompania. /Telegrafi/