Pritjet e gjata në pikat kufitare për bashkatdhetarët tanë, duket se nuk do të marrin fund.

Pas pritjeve të gjata mbi 20 orë në kufirin Serbi-Hungari, për të cilat raportoi gjatë ditës Telegrafi, me një gjë të tillë po përballen edhe bashkatdhetarët në kufirin me Kroacinë.


Kështu ka bërë të ditur, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook.

Musliu ka thënë se 31 autobus nga Kosova që 20 orë janë duke pritur që të kalojnë kufirin kroat.

“Pas 9 orë pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufijtë ballkanik?”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:31 Autobus nga Kosova qe 20 orë po presin ta kalojnë kufirin kroat. Pas 9 ore pritje në Merdare, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20 orëshe. Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufijtë ballkanik? A janë këto pritje normale apo thjeshtë trajtim çnjerëzor ndaj udhëtarëve dhe kompanive të autobusëve? A duhet të mbyllim sytë ndaj këtyre kushteve dhe pastaj të reagojmë kur ndodhin tragjeditë??? Këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike. Qeveri, pyet njëherë ç ‘janë këto pritje? Pse qytetarët tanë po ballafaqohen me këto pritje kaq të gjata? A del Ambasada jonë në Kroaci ndonjëherë të shohë çfarë po ndodhë? Ku të ankohen këta njerëz dhe këto kompani? /Telegrafi/