LAJMI I FUNDIT:

Pas princit saudit, Erdogan veturën e parë elektrike turke ua dhuron edhe liderëve të Katarit dhe EBA-s

Pas princit saudit, Erdogan veturën e parë elektrike turke ua dhuron edhe liderëve të Katarit dhe EBA-s

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e prezantoj Togg, veturën e parë elektrike të prodhuar në Turqi, te presidenti i Emirateve të Bashkuar Arabe, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Erdogan u takuar me Sheik Mohammed në kryeqytetin Abu Dhabi në ditën e fundit në vizitën e turneut tek 3 kombet e Gjirit.

Përpara bisedimeve, presidenti turk e prezantoi Sheik Mohammed-in me një Togg me ngjyrën “Pamukkale White”, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Të hënën, Erdogan e kishte filluar turneun e tij tek 3 vendet e Gjirit me një vizitë në Arabinë Saudite, duke vijuar pastaj me Katarin, ndërsa Emiratet ishin ndalesa e tij e fundit.

Veturën e prodhuar në Turqi ai e kishte prezantuar edhe tek Emiri i Katarit, Hama dal Thani, dhe tek princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman.

Erdogan i dhuron princit saudit veturën e parë elektrike të prodhuar në Turqi
Lexo po ashtu Erdogan i dhuron princit saudit veturën e parë elektrike të prodhuar në Turqi

Bin Salman gjithashtu e mori veturën me ngjyrë të bardhë, ndërsa Emiri i Katarit e mori një Togg me ngjyrë të kaltër “Gemlik”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e krahasuan presidentin turk me prezantuesen e famshme amerikane Oprah Winfrey, por në fakt kjo është një kampanjë e mrekullueshme marketingu për veturën e parë elektrike turke. /Telegrafi/